Emërtimet që përdoren në këtë libër, si edhe të gjitha materialet që do të paraqitën në vijim, nuk nënkuptojnë medoemos pikëpamjet e botuesit (Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore), apo të donatorëve të këtij të fundit...
moreEmërtimet që përdoren në këtë libër, si edhe të gjitha materialet që do të paraqitën në vijim, nuk nënkuptojnë medoemos pikëpamjet e botuesit (Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore), apo të donatorëve të këtij të fundit (Fondacionet Shoqëria e Hapur). Ky libër përmban këndvështrimet e autorëve si individë, dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjen e Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore, apo të donatorëve të saj Prezantimi Programi "Komunitetet në Greqi", i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore, ka si qëllim arritjen e një kuptueshmërie më të lartë të çështjes së integrimit social të popullsive emigrante në Greqi. Duke marrë parasysh rëndësinë e pranisë së komunitetit shqiptar në shoqërinë greke (gjatë regjistrimit të popullsisë, në vitin 2001, rezultoi se komuniteti shqiptar arrinte në 56 për qind të popullsisë së përgjithshme të emigrantëve), si edhe mungesën e studimeve të kohëve të fundit në lidhje me gjerësisë e integrimit të tyre, CDRSEE ndërmori zhvillimin e një studimi kërkimor me temë: "Studimi i aspekteve të emigracionit të shqiptarëve", në qytetet e Athinës dhe Selanikut. Nëpërmjet intervistave të para me emigrantët shqiptarë të brezit të parë dhe të dytë, por edhe me qytetarë grekë, doli në pah nevoja e moskufizimit të studimit në regjistrimin sipërfaqësor të të dhënave statistikore dhe shifrave, pra doli në pah nevoja për t'u thelluar më tepër dhe për të analizuar marrëdhënien e vërtetë midis dy palëve (shqiptarëve dhe grekëve) dhe qasjen e tyre me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, u shqyrtuan midis të tjerave edhe aspektet e aksesueshmërisë së emigrantëve në sektorët e shëndetësisë, sigurimeve dhe arsimit. Ekipi që kreu hulumtimin zhvilloi intervista me përfaqësues të Shoqatave të Emigrantëve dhe Organizatave Joqeveritare, por edhe me shtetas, në mënyrë që të formohet një tablo më gjithëpërfshirëse e realitetit të emigrantëve nga vitet 1990 dhe në vazhdim, kur u shënua edhe dyndja e parë e emigrantëve, që mbërritën në Greqi. Gjatë përpjekjes sonë për të kontribuar në mënyrë thelbësore dhe produktive në dialogun për integrimin e emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke, ne parashtruam disa rekomandime për përmirësim thelbësor të politikave të emigracionit, por edhe të kushteve të jetesës së emigrantëve në nivel vendor. Kemi shpresë se ky studim do t'i hapë rrugën studimeve të tjera kërkimore, me qëllim kuptimin e plotë të fenomenit të ndërlikuar të integrimit të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke. Në këtë pikë, do të doja të falënderoja përzemërsisht pjesëtarët e ekipit hulumtues, të cilat janë: Ioannis Manos, Dora Papadopoulou, Vasiliki Makrygianni, dhe Konstantinos Kolovos. Zvezdana Kovac Drejtore ekzekutive e CDRSEE Communities in Greece KOMUNITETET NË GREQI 6 Përshkrim i shkurtër 9 kapitulli i parë 11 Fenomeni i emigracionit si objekt hulumtimi -Studimi i aspekteve të emigrimit të shqiptarëve në Greqi kapitulli i nëntë 93 Çështjet e shëndetësisë dhe përkujdesjes shoqërore 9.1 Të drejtat e Shqiptarëve në Sistemin Shtetëror Shëndetësor 95 9.2 Gjendja shëndetësore e emigrantëve shqiptarë 98 9.3 Përvojat e shqiptarëve në Sistemin Shtetëror të Shëndetësisë dhe Solidaritetit Social 98 9.4 Ku drejtohen shqiptarët për këshillime, informacione dhe mbështetje, në lidhje me çështjet e shëndetit 100 kapitulli i dhjetë 101 Shtetësia dhe natyralizimi: Pjesëmarrja në organet vendimmarrëse dhe format e organizimit kolektiv 10.1 Pjesëmarrja aktive e emigrantëve shqiptarëve në komunitet, në politikë dhe në organet vendimmarrëse 103 10.2 Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Këshillat e Integrimit të Emigrantëve 104 10.3 Përvojat e shqiptarëve në lidhje me marrjen e shtetësisë greke 105 10.4 Pjesëmarrja e shqiptarëve në shoqata dhe parti politike 107 10.5 Shoqatat shqiptare 109 10.6 Ku drejtohen emigrantët shqiptarë për çështjet e lidhura me shtetësinë? 110 kapitulli i njëmbëdhjetë 113 Media dhe portretizimet e emigrantëve shqiptarë 11.1 Media dhe emigrantët shqiptarë 115 11.2 Mjetet e rrjetëzimit shoqëror dhe emigracioni 119 kapitulli i dymbëdhjetë 121 Vërejtje përfundimtare -Konstatime -Sugjerime 12.1 Rezultatet dhe konstatimet e hulumtimit -përmbledhje dhe vërejtje 123 12.2 Konstatime dhe sugjerime 127 një aneks 131 Bibliografia Α.1 Bibliografia Greke 133 Α.2 Bibliografia e Huaj 138 Fenomeni i Emigracionit si Objekt Hulumtimi -Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve në Greqi kapitulli i parë Communities in Greece KOMUNITETET NË GREQI kapitulli i parë Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve në Greqi